Telegrafi

Mickoski: OBRM-PDUKM këtë fundjavë do të njoftojë emrat e ministrave të rinj

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski njofton se në fund të kësaj jave do të njoftoj ministrat e rinj që do të jenë pjesë e qeverisë.

Ai tha se koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM funksionon në bazë të statutit dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Mickoski njofton se në fund të kësaj jave, të dielën do të mbahet seanca e Këshillit Qendror i OBRM-PDUKM-së dhe do të paraqiten zgjedhjet kadrovike së bashku me biografitë e tyre.

“Pres Komiteti Ekzekutiv dhe Këshilli Qendror që të sqarohen dhe nëse ajo është e suksesshme dhe pozitive, do t’i njoftojmë për opinionin.

Lista zyrtare, së bashku me programin e punës, në Kuvend do të dorëzohen më 18 qershor (e martë)”, tha Mickoski./Telegrafi/