Telegrafi

Mickoski: OBRM-PDUKM-ja do të futet në qeveri 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja do të bëjnë koalicion të zgjeruar 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas TV Telma, kryetari i partisë opozitare maqedonase Hrisijan Mickoski, njoftoi se zgjedhjet do të realizohen nga qeveria në kalim.

Kjo zgjidhje para zgjedhjeve të parakohshme nuk është risi. Katër partitë më të mëdha u pajtuan në Përzhino dhe në nëntor të vitit 2015 u inkorporuan si sistematike në Ligjin për qeveri. Por çështja është se sa do të zgjasë dhe si do të rrjedh dialogu mes pushteti dhe opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se vendimi përfundimtar për zgjedhjet do të varet nga marrëveshja me OBRM-PDUKM-në, e cila po shqyrtohet në shtatë grupe të punës.

Para rikonstruimit dhe zgjerimit qeveritar që pritet këtë muaj, Zaev pritet që së pari ta kalojë interpelancën.

Ndërsa deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët për katër muaj janë në bojkot të punës së Kuvendit, njoftuan se tema e parë për të cilën do të marrin pjesë në Kuvend është çështja për besimin e qeverisë./Telegrafi/