Hristijan Mickoski, lideri i ri i OBRM-PDUKM-së, ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është përcaktim strategjik dhe interes i OBRM-PDUKM-së në veprimtarinë e saj të mëtutjeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo deklaratë e tij është bërë në takimin me ambasadorin francez, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski ka theksuar se nga Qeveria kanë parë vetëm angazhime deklarative për anëtarësim në NATO dhe BE, pa asnjë veprim konkret. Ai është ankuar edhe për paraburgosjet e deputetëve të partisë së tij dhe aktivistëve tjerë./Telegrafi/