Telegrafi

Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të lejojë asnjë veprim anti-kushtetues

Hristijan Mickovski, drejtori i ELEM dhe funkdionarë i lartë i OBRM-PDUKM-së në një intervistë për TV Nova theksoi se partia e e tij po sillet si mbrojtëse e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë nuk do të lejojë të ndërmerret asnjë veprim kundër kushtetutës dhe kundër ligjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se përderisa një parti politike maqedonase ka dalur në mbështetje të një platforme shqiptare, gjykimin do e merr nga qytetarët e Maqedonisë.

“Sigurisht se po mendojmë, sigurisht se kemi plan, por në interes të procesit nuk do të doja të komentoj hapat që do të ndërmarrin. Sigurisht se i kemi paraparë skenarët e mundshëm, kemi përgjigje për gjitha pyetjet dhe rreziqet e mundshme, por ajo që është më e rëndësishme është që këta njerëz të marrin guximin dhe me këtë platformë të dalin në zgjedhje para qytetarëve”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/