Telegrafi

Mickoski: Obligimi ynë është të mbrojmë shtetin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në mbledhjen partiake në Tashmarunishta tha se “Ilindeni është britma e maqedonasit të robëruar, ajo është etja për liri dhe të drejta njerëzore. Përpjekja natyrore për shtet të vetin e secilit maqedonas. Ilindeni është luftë e pafavorizuar, ku sakrifica është domosdoshmëri atëherë kur lufta është e vetmja mënyrë deri te qëllimi”.

Mesazhi kryesor sot, tha Mickoski, është i thjeshtë dhe se jetojmë në një liri të shtrenjtë ku janë vdekur njerëzit dhe se obligimi ynë është që të mbrojmë këtë, dhe kjo varet nga ne, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ilindenasit i vendosën themelet, pasardhësit e tyre partizanët vazhduan me ndërtimin, obligimi ynë është ta mbrojmë shtetin i cili është i përbërë nga fatet e njerëzve, sakrificat dhe ne përvoja të hidhura, obligimi ynë është ndaj pasardhësve ilindenas edhe ata para atyre edhe pas atyre partizanët të ndërtojmë të ardhme ku do të ishin krenar, e kjo është Maqedoni e lirë dhe e pavarur”, tha Mickoski.

Duke komentuar për gjendjen aktuale politike në vend, Mickoski tha se Kryeministri dhe Qeveria e tij, siç tha ai, “rrehin gjiksin fuqishëm” se janë për BE, dhe të gjithë të tjerët që “nuk e shpërndajmë kapitullimin e tyre” nuk janë për BE. Sipas Mickoskit thirrjet për bashkim nga qeveria janë vetëm fjalë, kurse veprat janë krejt të ndryshme.

“Për çfarë bashkimi po flasin kur me forcë dhe pa konsultime shtyjnë pyetjen e referendumit për ndryshimin e emrit”, tha Kryetari i OBRM-PDUKM-së Mickoski./Telegrafi/