Site icon Telegrafi

Mickoski nuk do t’i përgjigjet letrës së Sasho Mijallkovit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së sot në emisionin “Rruga Drejtës” ka sqaruar zhvillimet e fundit në OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për objektet e OBRM-PDUKM-së tha se ende janë funksionale por ngrirja do të thotë se vetëm nuk mund t’i shes ato. Vlera e pallatit dhe të gjithë pronës së partisë është më e vogël nga ajo që thuhet në opinion se është 14 milionë euro.

Në pyetjen se a kërkohet “koka” tij brenda partisë ai tha se “ndjehem rahat në parti dhe se kam besimin e Komitetit të partisë dhe se shumica e anëtarëve vlerësojnë se OBRM-PDUKM nuk ka nevojë për kongres të jashtëzakonshëm”.

Për deputetët e përjashtuar ai tha se partia ka vendime të kongresit dhe ka programin e saj dhe ato veprojnë kundër asaj. Kush i ishin arsyet që vepruan kundër këtyre vendimeve. Nëse në politikë keni një sërë dokumentesh të partisë dhe ju veproni kundër normal që do të përjashtoheni”, tha ai.

Për letrën e dërguar nga Sasho Mijallkov ai tha se nuk ka se çarë të thotë për atë dhe se gjithçka është thënë më dhe me letrën e dërguar Mijallkov vetë vendosi përjashtimin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version