OBRM-PDUKM nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë me qëllim të ndryshimit të emrit të shtetit, deklaroi kryetari i partisë opozitare në intervistën për Tv Sitel.
“Pozita e OBRM-PDUKM-së është treguar publikisht disa herë në të kaluarën, e kam thënë edhe unë vetë disa herë. Sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, ajo është e pandryshuar dhe do të mbetet e pandryshuar”, tha Mickoski.
Mickoski foli edhe për procesin e negociatave me Greqinë, për të cilin tha gjatë muajve të kaluar është ndjerë optimizëm në të dy vendet, por paralajmëroi se tani ndjenjat bëhen më të përziera./Telegrafi/