Telegrafi

Mickoski: Nuk do të mbështetim ndryshimin e Kushtetutës së vendit për ta ndryshuar emrin

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështetë ndryshim të Kushtetutës që do të ketë për qëllim ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në TV24, Mickoski theksoi se nuk diskutojnë për përcaktim identiteti, dhe se nuk do të bëhen arsyetim për dështimin e dikujt e as të jenë pjesë e një zgjidhje që nuk është në interes të Maqedonisë.

Mickoski hodhi akuza te përfaqësuesit qeveritar, duke thënë se i ndryshojnë deklaratat e tyre dhe shprehin qëndrime të ndryshme rreth procesit të bisedimeve./Telegrafi/