Site icon Telegrafi

Mickoski: Nuk do të marrim pjesë në seancat ku do të diskutohet “marrëveshja kapitulluese” e Zaevit

Edhe pa raport qytetarët jetojnë keq, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Shkup.

“OBRM-PDUKM-ja dha përkrahje për ligjet sistematike. Mossuksesin e Planit 3-6-9 nuk do ta mbulojë “marrëveshja kapitulluese” e Zaevit, të cilën OBRM-PDUKM-ja nuk do të përkrahë” tha Kryetari OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski shtoi se gjyqësia është e politizuar, kurse policia funksionon nën diktatin e Qeverisë. Në pyetjen për qëndrim të OBRM-PDUKM-së për referendumin e mundshëm, Mickoski tha se nuk do të përgjigjet në pyetje hipotetike.

“Nuk do të marrim pjesë në punën e seancave ku do të diskutohet marrëveshja kapitulluese e Zaevit”, tha Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version