Telegrafi

Mickoski: Nuk shoh arsye pse OBRM-PDUKM të ndodhet në Kuvend

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se nuk sheh arsye që deputetët nga partia e tij të marrin pjesë në Kuvend.

“Nuk e shoh të nevojshme nevojën për pjesëmarrje të OBRM-PDUKM-së në Kuvend. Gjatë kësaj dite do të kemi kemi Komitetin Ekzekutiv, do të bisedojmë edhe në këtë temë dhe opinioni do të njoftohet në kohë për hapat e ardhshme të OBRM-PDUKM-së”, tha sot Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se nuk duhet të respektohet marrëveshja politike e arritur për data e shpërndarjes së Kuvendit dhe data për zgjedhje.

Sa i përket propozimit të kryeministrit Spasovksi për shkarkimin e ministres, Rashela Mizrahi, Mickoski i cilësoi këto veprime manovrime politike që mund ta çojnë shtetin në skenar të vështirë politik.

“Të bindur se do të humbasin, e kuptoj nervozën e tyre, e dinë se duhet të japin përgjegjësi pas 12 prillit”, tha Mickoski duke i bërë apel Spasovskit që të përmbahet ndaj manovrimeve politike dhe politikave të LSDM-së dhe ta shohë itneresin shtetëror për mos ta çuar shtetin në një skenar politik./Telegrafi/