Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjetit social “Facebook” shkroi se premtimi që kryeministri Zoran Zaev e ka dhënë në shtator të vitit të kaluar për investimin e kompanive multi-milionëshe është gënjeshtër e Zaevit.
“Para më shumë se një viti, më saktë më 12 shtator të vitit 2017, kryeministri Zaev deklaroi se në Maqedoni hynë dy kompani investuese multinacionale dhe gjigante Google dhe Facebook. Shpresë te qytetarët, gëzim për kuadrot IT sepse mund të kenë mundësi të punojnë në gjigant të këtillë”, shkroi Mickoski duke shtuar se pas një vit e dy muajsh nuk ka gjë prej kësaj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, edhe pse pse Zaevi premtoi, nuk ka as Google, as Facebook dhe se e gjithë kjo është gënjeshtër e turpshme dhe fakt për paaftësinë e Qeverisë.
“Nuk ka investime për shkak se në Maqedoni ka kriminaliteti. Edhe këtu janë dëshmitë e panumërta të investitorëve që janë kthyer për shkak të korrupsionit, dyshimet se investitorët mund të marrin mbështetje nga Qeveria, por ato marrin kërkesa për para, apo listë se cilët janë kompanitë e brendshme që duhet bashkëpunuar”, shkroi Mickoski.
Në fund thekson se në Maqedoni kanë ardhur kohëra të errët, ndërsa këtë e paguajnë qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/