Site icon Telegrafi

Mickoski: Një pjesë e partnerëve të koalicionit të Zaev na dërgojnë sinjale

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

“Të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM do të fitojë. I shohin hulumtimet dhe e ndjejnë pulsin e popullit. E dinë se ky është fundi i tre viteve më të turpshme të historisë së Maqedonisë. Për këtë shkak një pjesë e partnerëve të koalicionit të Zaev na dërgojnë sinjale”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se në zgjedhjet do të ofrohet zgjidhje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe gjithë fushat tjera që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Kemi ekip dhe vullnet. Qytetarët e ndjejnë energjinë e re dhe besoj që në mënyrë masovike do të na mbështesin”, thotë mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version