Site icon Telegrafi

Mickoski nga Bllagoevgrad: Ne jemi maqedonasit, që flasim gjuhën maqedonase

Sot në Bllagoevgrad është hapja e klubit kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov”. Në hapje ishte i pranishëm edhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili tregoi se prezenca e tij ishte për t’i mbështetur maqedonasit në Bullgari dhe klubin.

Mickoski theksoi se ne jemi maqedonas, të cilët e flasim gjuhën maqedonase.

“Në shekullin XXI askush nuk duhet të ketë dilemë, as të flasë fare, të respektohet e drejta për vetëvendosje”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se në Maqedoni të gjitha pakicave u garantohen të drejtat e tyre. Ai thotë se janë krenarë që sot janë me maqedonasit nga Bullgaria.

Maqedonasit nga Bullgaria u mblodhën para klubit. Në qytet ka edhe siguri të fortë policore, sepse partia VMRO-BND ka paralajmëruar protestë, por në një pjesë tjetër të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version