Gjatë vizitës së sotme në Ohër, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ne lidhje me deklaratat e Marçiqit, Pendarovskit dhe Dimitar Kovaçevskit që nuk ndjejnë nevojë të shkojnë në Bullgari për hapjen e klubit maqedonas, deklaroi se është një mundësi e mirë për të treguar bashkim kombëtar dhe kujdes për popullin maqedonas. Megjithatë sipas tij është për të ardhur keq se ata kanë vendosur tu shërbejnë interesave të tjetër kujt, në vend se tu shërbejnë interesave të popullit të vet. Por Mickovski është shprehur se ai dhe OBRM-PDUKM-ja nesër do të jenë në Bllagoevgrad.
”Ishte një rast i mrekullueshëm për të treguar unitet, për të ardhur të gjithë atje dhe për t’i dhënë mbështetje njerëzve nga pjesa Pirin e Maqedonisë nga Bullgaria, do të shkoj nesër, në atë mënyrë mendoj se do të thotë për popullin tonë për më shumë vetëbesim, plus mbështetje nga këtu që nuk e harrojmë, se përkundrazi ne planifikojmë të vazhdojmë të mbështesim shumë intensivisht njerëzit tanë në atë anë të kufirit në Bullgarinë fqinje, dhe është një ngjarje e madhe që tregon se ajo që themi është se na intereson populli maqedonas, na intereson vërtet identiteti maqedonas dhe nuk e themi vetëm me fjalë dhe fjali boshe. Shumë njerëz që shoh në skenën publike duan të bëjnë një shenjë barazie mes asaj që po bëjnë duke hapur klube bullgare që mbajnë emra fashistë dhe asaj që maqedonasit tanë po bëjnë në Bullgarinë fqinje me emrin e Nikola Jonkov Vaptsarov, por kjo ënuk është kështu, prandaj atë që Vaptsarov e bashkoi, e lidhi, ndryshe nga rasti këtu në Ohër, ku në mënyrë të qartë praktikisht kemi një klub lokal që mban emrin e një bashkëpunëtor të regjimit nazist dhe fashistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe një herë do të them dhe e përsëris se kjo ishte një mundësi e madhe për të ardhur në krye të shtetit për të treguar bashkimin kombëtar, më vjen keq që vendosën t’u shërbejnë interesave të njerëzve të tjerë, në vend të interesave të popullit të tyre, por OBRM-PDUKM dhe unë nesër do të jemi në Bllagoevgrad” – theksoi ai Mickoski. /Telegrafi/