Telegrafi

Mickoski nesër në Bruksel, takime me Hahn dhe Mogherini

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski nesër do të udhëtojë për në Bruksel, në vizitën e tij të parë zyrtare si lideri i partisë.

Përveç Mickoskit, delegacionin i cili do të udhëtojë për në Bruksel do të jenë edhe nën-kryetari Aleksandar Nikollovski dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv Vllatko Gjorçev. Sipas informacioneve partiake, Mickoski në Bruksel do të ketë takime me komisarin për zgjerim, Johannes Hahn, me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini si dhe me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul. Gjithashtu janë paraparë takime edhe me disa euro-deputetë./Telegrafi/