Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e ka vizituar sot Jeni lagjen në qytetin e Manastirit, nga ku thotë se vendi është para një vendimi se çfarë Maqedonie dëshirojmë dhe çfarë vendi do të lëmë për gjeneratat e ardhshme.
Sipas tij, zgjedhjet presidenciale nuk janë vetëm zgjedhje të thjeshta, por zgjedhje nga të cilat varet fati i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shprehet se fitorja e mundshme në zgjedhjet presidenciale e kandidates së partisë OBRM-PDUKM do të thotë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga të cilat, sipas tij, qeverisja e tanishme do të rrëzohet.
Nga Manastiri, Mickoski u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe, sipas tij, ta mundin zaevizmin që e ka tërhequr vendin në humnerë.
Në përmbyllje të thirrjes së tij, Mickoski thotë se qëllimi i tyre është bërja e një shteti më të mirë./Telegrafi/