Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski u shpreh në lidhje më përgjimin që po ndodh nga 30 shtatori i vitit 2016.
“Sjellja e LSDM-së gjatë një viti e gjysmë është e qartë, kur nuk kanë dëshmi dhe argumente, kur nuk dinë si t’i zgjedhin problemet, gjithmonë kthehen prapa dhe kërkojnë fajtor që më parë ka qenë, por për fat të keq fajtori është në radhët e tyre, për shkak se siç lexova, përgjimet e para janë incizuar diku në fillim të shtatorit ndërsa përgjimi ka ndodh deri në ditën e sotme”, tha Mickoski duke sqaruar se ministër i Punëve të Brendshme gjatë kësaj periudhe ka qenë Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Mickoskit, gjëja më e vogël që mund të bëj Spasovski, pas gabimeve katastrofale këto vite është të jep dorëheqje të parevokueshme./Telegrafi/