Telegrafi

Mickoski në takimin me Galloway: Situata në Maqedoni është alarmante, qeveria nuk ndërmerr asgjë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rachel Galloway. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe shëndetësore në vend.

Sipas njoftimit të OBRM-PDUKM-së, gjatë takimit Mickoski ka theksuar se qeveria nuk din të menaxhojë me coronavirusi dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është i lartë. Ai theksoi se në lidhje me pandeminë nuk ndërmerret asgjë si në planin shëndetësor ashtu edhe në planin ekonomik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski përmendi gjendjen politike në të cilën ndodhet shteti ku potencoi praninë e krimit dhe korrupsionit dhe se ka sundim selektiv të së drejtës. Gjithashtu ai tha se qeveria ndan tenderë për personat të cilët janë të afërt me Qeverinë dhe se askush nuk përgjigjet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Gjatë takimi Mickoski tha se OBRM-PDUKM si parti politike ka politika të qarta dhe konkrete që e çojnë Maqedoninë në rrugë të drejt dhe se këto politika do të kenë ndikim në anëtarësimin në BE. Në fund të takimit, Mickoski falënderoi ambasadoren për takimin/Telegrafi/