Telegrafi

Mickoski në takimin e liderëve ka propozuar plan për caktimin e datës së zgjedhjeve

Kryetari i OBRM-PDUKM,-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se partia e tij ka katër kushte të cilat duhet të përmbushen në mënyrë që të mbahen zgjedhje kuvendare. Sipas tij, në takimin e liderëve është përsëritur qëndrimi se data për zgjedhjet duhet të merret me konsensus.

“Propozuam plan se si të arrijmë në proces kredibil zgjedhor dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve”, thotë Mickoski pas takimit të liderëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kanë propozuar plan në disa hapa.

“Nëse mbajmë qërimin se shëndeti i qytetarëve është kryesor, atëherë duhet të konsultohemi me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe askush nuk duhet ta problematizojë mendimin e tyre se çfarë masash duhet të zbatohen. Masat që do të jenë në atë proces duhet të garantojnë proces zgjedhor ferr dhe kredibil. Hapi i dytë është konsultimi me KSHZ-së për kohën e domosdoshme për t’u zbatuar proces zgjedhor kredibil dhe ferr, vetëm nëse kushte i parë përmbushet. Më tej, të realizohet komunikim dhe kontakt me OSBE-ODIHR në pjesën e misioni mbikëqyrës dhe e katërta nëse i kemi këto, atëherë mund të flasim për datë për zgjedhje”, tha Mickoski./Telegrafi/