Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në takimin e sotëm me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz ka thënë se bisedimet për emrin duhet të vazhdojnë të udhëhiqen në kuadër të Kombeve të Bashkuara, duke respektuar dokumentet dhe parimet e Këshillit të sigurimit.
Siç njoftojnë nga partia opozitare, në takim është Mickoski ka shprehur shqetësime për disa hapa të shoqërisë greke, të cilët kritikojnë dhe shkaktojnë ndjenja negative ndaj Maqedonisë dhe të njëjtit nuk janë në të mirë të procesit të përgjithshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ana e OBRM-PDUKM-së është theksuar se vendimi me të cilin negocion Qeveria e Maqedonisë duhet të forcojë interesat kombëtare dhe shtetërore dhe të mos rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Përndryshe, Matthew Nimetz i cili prej dje po qëndron në Shkup, sot ka pasur takim me Gjorge Ivanovin, Zoran Zaevin, Nikolla Dimitrovin dhe Ali Ahmetin./Telegrafi/