Site icon Telegrafi

Mickoski në takim me Gashin: Në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet të kenë reformat

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me Afrim Gashin nga Lëvizja Besa, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në vend.

Mickoski pas takimit tha se Kuvendi në vend të Ligjit të gjuhëve, prioritet duhet t’u japë reformave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Afrim Gashi pas takimit tha se ata kanë biseduar për çështjet e rëndësishme të cilat janë për momentin, siç janë çështja e emrit, Ligjit të gjuhëve.

Në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Gashi tha se ata kanë qëndrim të kundërt me OBRM-PDUKM sa i përket këtij ligji./Telegrafi/

Exit mobile version