Site icon Telegrafi

Mickoski në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit nuk ka raportuar se i është ofruar ryshfet

Në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka raportuar se dikush i ka ofruar ryshfet. Nga ky institucion për TV21 thonë se deri në këtë moment Prokuroria e cila drejtohet nga Islam Abazi nuk ka marrë kallëzim.

Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Hristijan Mickoski tha se i është ofruar ryshfet për projektin e hekurudhës, pjesë e Korridorit 8, që për të është e papranueshme.

Lexo po ashtu Mickoski: Më është ofruar ryshfet për një projekt, kështu siç është nuk do ta mbështesë

“Për Korridorin 8, seksioni 3, hekurudha, ndaj meje u bë një përpjekje për të më ofruar ryshfet me qëllim që unë, si kryeministër, të nënshkruaj pranimin e kësaj dokumentacioni tenderi, i cili skadon më 17 shtator, dhe thashë se për sa kohë që jam unë kryeministër, këtë tender, që është aktual dhe përfundon më 17 shtator, nuk do ta pranoj”, tha Hristijan Mickoski.

Edhe përkundër insistimit të gazetarëve, ai nuk tregoi se kush i ka ofruar ryshfet, po tha se kompetentët janë të informuar./TV21/

 

Exit mobile version