Telegrafi

Mickoski: Në marrëveshjen me Bullgarinë nuk janë të definuara gjuha dhe kombi maqedonas

OBRM-PDUKM-ja sot përsëri vlerësoi se Qeveria ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë, në të cilën sipas tyre nuk janë të definuara kombi dhe gjuha maqedonase.

Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM, në konferencë për shtyp kërkoi nga deputetët e LSDM-së të mos e mbështesin këtë marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e kukullave të social-demokratëve, përmes zëdhënësit të tyre gënjejnë kur thonë se në marrëveshje janë të definuara gjuha dhe populli maqedonas. Ose Boshnjakovski nuk e ka parë marrëveshjen, që është skandaloze, ose e gënjen opinionin që është skandal më i madh”, tha sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.

Ai shtoi se në marrëveshje, askund nuk përmendet ose definohet kombi maqedonas si tërësi e veçantë identitare, e as populli maqedonas si tërësi e veçantë.

Ai në fund tha se në marrëveshjen me Bullgarinë ka formulime të turpshme, duke shtuar se formulime të tilla Bullgaria nuk ka me asnjë vend tjetër./Telegrafi/