Delegacion i OBRM-PDUKM-së i udhëhequr nga kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikolloski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Timço Mucunski, sot dhe nesër janë pjesë e kuvendit politike të organizuar nga Partia Popullore Evropiane në Bruksel në kuadër të Parlamentit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski zhvilloi disa bisedime dhe takime bilaterale në margjinat e kuvendit politik, në mesin e të cilëve edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Milan Zver.
“Unë kisha mundësinë që bashkëbiseduesve të mi t’ju sqaroj gjitha këto dështime të Republikës së Maqedonisë, realitetin e vërtetë dhe jetën e përditshme në Republikën e Maqedonisë në ekonomi, në arsim, për të gjitha ato krime në sektorin e shëndetësisë”, tha Mickoski.
Mickoski tha se u ka treguar edhe dyshimet që ka ndaj kësaj qeverie në mundësinë e falsifikimit dhe parregullsitë në zgjedhjet e ardhshme.
“I njoftova bashkëbiseduesit e mi për frikën tonë se Zoran Zaevi, duke ikur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dëshiron që t’i vjedh zgjedhjet presidenciale, gjegjësisht të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë periudhës së kaluar të jetë një provë e caktuar për qëllimet e tij që t’i vjedh zgjedhjet presidenciale”. tha Mickoski./Telegrafi/