Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski mori pjesë në mbledhjen para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për nder të të ndjerit, Nikolla Sazdoskit.
Mickoski u shfaq me fanellën e klubit të Vardarit dhe para fotografisë së tifozit të ndjerë, ndezi qiri.
Pas ndezjes së qiriut Mickoski e hoqi fanellën dhe e la fanellën në nder të Nikolla sazdovskit.
Përveç Mickosit morën pjesë edhe anëtarë tjerë të komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.
Mbledhja në përkujtim të Nikolla Sazdovskit mbahet pa parulla, pa thirrje për ta nderuar të riun Nikolla Sazdovskit. Mes pjesëmarrësve ishte edhe Sollza Grçeva, Kryetare e partisë “Zë për Maqedoninë”./Telegrafi/