Site icon Telegrafi

Mickoski: Mbetemi në qëndrimet tona për Bullgarinë, por jam i gatshëm të bisedoj me autoritetet bullgare

Kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe formimin përfundimtar të qeverisë politike në Bullgari, theksoi se Qeveria e vendit tonë mbetet në qëndrimin e saj se anëtarësimi duhet të arrihet në bazë të arritjeve, jo sipas mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe është i gatshëm të diskutojë për tejkalimin e problemit me autoritetet bullgare.

“Unë nuk e kam problem të inicioj një takim me Bullgarinë, ne jemi fqinjë dhe është logjike të iniciojmë një takim të tillë, të njihemi, jemi kolegë, bashkëpunojmë, jemi bashkë në NATO. Absolutisht do të kërkoj takim”, theksoi kryeministri Mickoski.

Mickoski shtoi se në atë mes duhet të shohim nëse mund t’i tejkalojmë dallimet se si e shohim rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe si e shohin atë.

“Këtu qëndron dallimi në përgjithësi, sepse ne sigurisht kemi pikëpamje të ndryshme për të njëjtën temë. Ne kemi strategjinë tonë, thelbi i së cilës është nëse pas dy dekadash do të na lejohet të fillojmë procesin e negociatave dhe të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe jo në kontestet dypalëshe”, tha Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version