Telegrafi

Mickoski: Maqedonia do ta fitojë padrejtësinë dhe do të luftojmë për të ardhmen e përbashkët

 

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski shkruan “nga dita në ditë zaevizmi po zgjerohet me karakteristikat e këqija, dhe kështu shohim se si hyn ujë apo digjen objektet që janë simboli i padrejtësisë së zaevizmit”.

Mickoski shkrua se pushteti është kriminal dhe jodemokratik dhe pikërisht janë të nevojshme mekanizma që rregullojnë padrejtësinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi për drejtësi dhe për këtë shkak i hapëm të gjitha rastet e dyshuara në 28 vitet e pavarësisë nga tranzicioni deri sot”, shkruam Mickoski.

Në takim me qytetarët e Kavadarit, Mickoski tha se Maqedonia duhet të fitojë dhe se, siç shkruan Mickoski, do të luftojmë për të ardhmen e përbashkët./Telegrafi/