Telegrafi

Mickoski: Maqedonia është në rrezik (Video)

Sot partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-së kishte marsh protestues në qytetin e Shtipit në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatori për zgjidhje e çështjes së emrit.

Me mbarimi e marshit, turmës iu drejtua kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ju bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së se është e saktë se OBRM-PDUKM dhe LSDM dallojnë por se Maqedonia është e përbashkët.

Sipas Mickoskit Maqedonia ka vetëm një problem, dhe problemi është vet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtu para juve, mund t’u them se Maqedonia është në rrezik. Rrezik që vjen nga mos dija dhe paaftësia e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Mickoski duke shtuar se unë Hristijan Mickoski linda, punoj dhe dëshiroj ta mbaroj jetën time si Hristijan maqedonasi nga Maqedonia.

Ai akuzoi Qeverinë se lufton fuqishëm të mos flitet për marrëveshjen e arritur me Greqinë dhe për këtë shkak, sipas Mickoskit ikën nga ballafaqimi i debatit./Telegrafi/