Telegrafi

Mickoski: Me LSDM u dakorduam për Kodin Zgjedhor, por më pas na thanë se nuk vlen

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se para se të udhëtojë për në Paris, kanë pasur disa takime me LSDM-në ku janë dakorduar rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Pra vizitës në Francë, thotë Mickoski, ka përfunduar edhe raundi i fundit i bisedimeve ku u dakorduan teksti dhe njoftimi i përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Mickoski, në takime është dakorduar se tani nuk ka kohë për ndryshime dhe se po afrohen zgjedhjet kuvendare dhe mbesin disa javë para Qeverisë teknike, kurse pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të bisedohet për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

“Nuk pranuan për shkak se është pak në aspektin politik për ato”, tha Mickoski duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe gjatë përpilimit të Ligit për Prokurori Publike.

Mickoski kundërshton ndryshimin e modelit zgjedhor para zgjedhjeve.

“Kush ndryshon Kodin Zgjedhor tre muaj para zgjedhjeve. Më thoni njëherë se në cilin vend demokratik që pretendon të jetë anëtare e BE-së ndodhin gjëra të tilla”, tha Mickoski./Telegrafi/