Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Pres 24’ deklaroi se se partia e tij janë për një ligj ku sigurohet Prokurori e pavarur dhe luftohet krimi dhe nëse për këtë LSDM është e gatshme atëherë edhe Ligji për Prokurorinë Publike mund të votohet.
“Le të jenë të sinqertë dhe të thonë se Ligjin për Prokurori Publike e miratojnë për amnistimin e Zaevit. Ata duan edhe më tej të ketë një Ruskoska e cila do të akuzojë me urdhra nga Zaev, Joveski që do të mbrojë dhe Kacarska që do të gjykojë”, thotë Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, ky ligj i LSDM-së është që të vazhdohet me rrënimin e sistemit gjyqësor dhe se ky ligj nuk do të kalojë.
“Ky ligj është kundër Kushtetutës, në kundërshtim me ligjin penal, nuk siguron luftë kundër korrupsionit por mbrojtje të krimit dhe do të thotë vetëm vazhdim të krimit të legalizuar të PSP-së në formën e PP-së”, thotë Mickoski./Telegrafi/