Site icon Telegrafi

Mickoski: Ligji për PP-në po shtyhet me forcë në Kuvend

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “AlfaTv” sot tha se në Kuvend po vrapohet pas çdo vote.

“Zoran Zaev po përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia duke mos mbajtur përgjegjësinë për krimet e tij përmes Ligjit për Prokurorët Publikë. Procesi i miratimit të Ligjit për PP-në po shtyhet ne forcë, siç nuk i ngjan praktikisht një Kuvendi. Dhe kjo është ajo që është zhgënjyese sot në skenën politike të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se kjo do pritej nga ne, sepse në drejtimin në të cilin po shkojnë gjërat, Zoran Zaev praktikisht sheh shpëtimin për veten e tij dhe për përgjegjësi pas 12 prillit./Telegrafi/

Exit mobile version