Site icon Telegrafi

Mickoski: Kush do të mbaj përgjegjësi për ekocidin në TEC Manastir

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në profilin e tij në Facebook, ka postuar video dhe foto nga situata në TEC Manastir.

Ai kërkon përgjigje nga autoritetet për ndotjen e shkaktuar nga fabrika.

“TEC Manastiri sot, këto ditë. Kush do të mbajë përgjegjësi penale për këtë ekocid? Hajde koleg Tupançevski ta shohim propozimin tënd në veprim se si do të funksionojë…”, thuhet në postimin e Mickoskit./Telegrafi/

Exit mobile version