Pas disa tentimeve që të gjendet koncesioner për ndërtimin e hidrocentraleve “Çerben” dhe “Galishte”, drejtori i përgjithshëm i ELEM, Hristijan Mickoski, beson se këtë herë janë afër zgjidhjes, për shkak se kanë ndryshuar kushtet dhe qasja në nënshkrimin e tenderit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të gjithë koncesionerëve potencial u është dhënë liri që ata vetë të propozojnë për zgjidhje teknike për ndërtim. Mickoski informoi se, 30 kompani kanë dhënë 14 propozime si zgjidhje teknike, të cilat i rishikon firma gjermane “Fihner” dhe e cila deri në fund të qershorit duhet të propozojë cila nga zgjidhjet është më e mirë.
“Faza e dytë të cilën tani ELEM po e zbatin është të përpunojmë një studim për arsyetimin që do të jep përgjigje nëse këto zgjidhje që kanë arritur janë të përshtatshme dhe mund plotësisht të shfrytëzojnë potencioalin e lumit të Zi, ku edhe është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve “Çerben” dhe “Galishte”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/