Telegrafi

Mickoski: Komisioni për çështje historike me Bullgarinë e ka pranuar se negociohet për identitetin

“Nga deklaratat e historianëve nga komisionet mësojmë se pala bullgare kundërshton termin maqedonas që tregon identitetin tonë, ndërsa Zoran Zaev me këmbëngulje na bind se nuk negociohet për identitetin dhe historinë”.

Këtë e ka shkruar në një postim në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristian Mickoski, pas konferencës së sotme për media të komisionit të përbashkët për çështje historike Maqedoni-Bullgari.

Sipas tij, pala bullgare ka thënë se për mbiemrin maqedonas bisedohet në nivel më të lartë.

““A nuk ishte kjo në kokën e pjesëtarëve të VMRO-së?. Mbështetje për historianët tonë të qëndrojnë në të vërtetën. Gënjeu derisa betohej në më të dashurit dhe shiti, gënjen edhe sot. Zaevi është problemi, ndërsa populli përgjigja!”, shkruan Mickoski./Telegrafi/