Site icon Telegrafi

Mickoski: Kocevski kishte kohë për t’u dëshmuar si një luftëtar i pakompromis për drejtësinë

Qeveria e ka bërë të qartë. Ai pati mundësi të mjaftueshme për t’u vërtetuar dhe provuar si një luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve ku ekziston dyshimi i bazuar për krim. Është e qartë se arsyetimi dhe blerja e kohës janë karakteristikë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi Qeveria dje filloi procedurën për shkarkimin e prokurorit publik republikan, Ljupço Kocevski.

Fatkeqësisht, theksoi Kryeministri, ai besim nuk u justifikua dhe tani Qeveria po fillon një proces.

“Ai proces ka filluar në Kuvend dhe do të mbarojë në Kuvend. Do të ishte e ndershme që të dorëhiqet vetë, që të shkurtojmë kohën dhe zgjedhim një prokurorë i cili do të jetë i pakompromis dhe do të luftojë krimin dhe korrupsionin në Maqedoni”, tha Mickoski.

Këshilli i Prokurorëve Publikë është në pritje të iniciativës së Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit./Telegrafi/

 

Exit mobile version