Site icon Telegrafi

Mickoski: Kjo që ndodhi në Kuvend është terrorizëm dhe jo 27 prilli

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” shkroi se kjo që ndodh në Kuvend është terrorizëm dhe jo 27 prilli.

Reagimi i Mickoskit vjen pasi u votua Paketa e pestë ekonomike në Kuvend dhe dy deputetë të shumicës kuvendare, të infektuar me COVID-19 dhe të izoluar me vendim ishin të pranishëm për të votuar.

“Kur ligjet dhe rregullat nuk vlejnë për pushtetin. Mediat publikuan se njeriu ka humbur jetën për shkak se nuk ka pasur ndihmë të shpejtë, ndërsa sot për deputeten ka. Fundi do të vijë, dhe do të ketë kallëzime penale dhe përgjegjësi për shkeljen e protokolleve, ligjeve dhe Kushtetutës”, shkroi Mickoski.

Ai i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të qëndrojë pas të drejtës dhe Kushtetutës./Telegrafi/

Exit mobile version