Telegrafi

Mickoski kërkon takim liderësh për dalje nga kriza

 

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në pyetje të gazetarëve në lidhje me propozimin e tij për formim të grupeve për ekonomik, politikë të jashtme, shëndetësi dhe arsim me qeverinë dhe opozitnë e që do të punonin deri në zgjedhjet e ardhshme, u shpreh se partia e tij është e gatshme t’i ndihmojë kësaj qeverie.

“OBRM-PDUKM është parti shtetformuese dhe mos harroni se kjo parti ekziston për Maqedoninë. Qëllimi im është të unifikohet populli”, u shpreh Mickoski.

Ai theksoi se nuk është normale që kryeministri të mos ketë komunikim me liderin e partisë më të madhe politike.

“Nuk është e shëndetshme për demokracinë, as për të ardhmen e përbashkët dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me mua sy në sy për çështje të rëndësishme”, u shpreh ai.

Ai i bëri thirrje sërish për takim ku do të bisedojnë për datë për zgjedhje e parakohshme kuvendare./Telegrafi/