Billborde ku shihet fytyra e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe çanta ‘Louis Vuitton’ janë dëmtuar në disa vende.
Për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijhan Mickoski, billbordet e vendosura nuk janë fushatë e zezë, por pasqyrim i gjendje reale në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk e di, nëse me të vërtetë i dhemb atëherë le ta kuptojë këtë si errësim fushate”, tha Mickoski i cili thotë se billborded përveç se janë fshirë me ngjyra, gjithashtu janë djegur.
“Policia kapi disa persona të cilët kanë djegur billborde”, tha Mickoski./Telegrafi