Site icon Telegrafi

Mickoski: Kemi të bëjmë me Qeveri që punon përmes mashtrimeve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, Viorel Stanila.

Në takim u bisedua për gjendjen politike dhe ekonomike si dhe për proceset strategjike dhe reformatore që janë tepër të rëndësishme për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Mickoski shprehu shqetësimin për, siç tha ai, gjendjen e keqe ekonomike në të cilën gjenden qytetarët dhe theksoi se për shkak të paaftësisë së pushteti aktual të Zoran Zaevit dhe LSMD-së të sigurojë rritje ekonomike dhe investime kapitale, qytetarët e Republikës së Maqedonisë jetojnë në varfëri.

“Kemi të bëjmë me Qeveri që punon përmes mashtrimeve, për këtë shkak qytetarët ndjehen të dëshpëruar nga gjendja shoqërore politike”, theksoi Mickoski.

Mickoski dhe Stanila këmbyen mendime për avancimin e mëtutjeshëm të përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version