Telegrafi

Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se partitë opozitare së bashku me Lëvizjen Besa, kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Vjen e ardhmja e re, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re”, ka shkruar Mickoski.

Se është siguruar shumicë e re prej 61 deputetëve, ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha, por pa dashur të jep shumë detaje.

Ai për TV Telma, tha se është siguruar shumicë e re për Qeveri pa BDI-në.

Shumica e re prej 61 deputetëve do të jetë pa deputetët e LSDM-së dhe BDI-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Apasiev: Kemi shumicë prej 61 deputetëve, me tendencë të bëhen 64