Telegrafi

Mickoski: Kemi ngecje shoqërore, ekonomike dhe politike

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski publikoi fjalim të fundvitit, ku theksoi se qytetarët kanë pritje të tradhëtuara dhe ngecje të përgjithshme, duke thënë se Maqedonia mund dhe duhet të jetë më mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Protokollet e zakonshme të fjalimeve të fundvitit kërkojnë të bëhet retrospektivë e vitit që kalon. Unë jam i bindur se secili prej jush i ndjen sfidat, problemet dhe pasojat negative të standardit të keq, turbulencave politike, marrëdhëniet e brishta. Për këtë shkak unë do të ndalem në realitetin e sotëm dhe hapat për të ardhmen. Qytetarët kanë pritje të tradhëtuara. Premtimet kyçe të Qeverisë për jetë më të mirë nuk po realizohen. Kemi ngecje shoqërore, ekonomike dhe politike”, tha Mickoski.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm që shpresa te shumica e popullit është e vogël, por tha se ajo nuk guxon të zhduket plotësisht. Mickoski thotë se Maqedonia mund dhe duhet të jetë më mirë, Maqedonia duhet të ecë përpara.
“Ky vit do të jetë vit i shpresës së re dhe vit kur qytetarët do ta dallojnë energjinë e vërtetë e cila mund të krijojë një të ardhme më të mirë për të gjithë. OBRM-PDUKM do të bëjë edhe ndryshime të brendshme dhe do të kthehet më e fortë se më parë”, përfundoi Mickoski./Telegrafi/