Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot në konferencën për shtyp deklaroi se qytetarët votuan për ndryshim, opozita fitoi më shumë vota se pozita. Ndërsa LSDM pa koalicionin me BESA do të ishte humbëse e zgjedhjeve.
Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM dhe koalicioni kanë fituar në 41 komuna.
Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për qeverinë e re theksoi se OBRM-PDUKM ka besueshmërinë për formimin e Qeverisë së re dhe se presim që së shpejti të fillojmë bisedimet.
“OBRM-PDUKM-ja ka besueshmëri më të madh për të formuar qeverinë e re. Bisedimet do të fillojnë, unë kam thënë se nën kushtëzime nuk punojë. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë, por jo nën diktat”, tha Mickoski duke shtuar se nuk e ka ndërmend të bashkëpunoj me njerëz të cilët akuzohen për kriminalitet./Telegrafi/