Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski sot e akuzoi se kamionët e vëllaut të kryeministrit Zoran Zaev vozisin për REK Bitola, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Mickoski ekzistojnë dyshime për krim.
Thekson se krim ka edhe në strukturat më të larta të qeverisë dhe kërkon nga Prokuroria që të heton këtë ngjarje.
Njeriu i parë i OBRM-PDUKM-së kërkon nga Prokuroria të heton për sa para, për cilën punë, nëpër çfarë procedura dhe në emër të cilës punë janë kryer vozitjet në kompanin e vëllaut të kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev.
Mickoski në fjalim theksoi edhe se kompania “CV Invest”, me afishet e së cilës, siç tha, janë vërejtur kamion të kompanisë së Vice Zaev, kanë qenë pjesë edhe një tenderi tjetër të dyshuar për angazhimin e punëtorëve në REK “Bitola” në katër sy, me çmime shumë më të larta se nga punëtorët e paguar aktualisht. /Telegrafi/