Telegrafi

Mickoski: Jap dorëheqje nëse humb zgjedhjet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Makfaks’ që do të publikohet nesër thotë se do të jep dorëheqje nëse i humb zgjedhjet dhe nëse nuk arrin të krijojë Qeveri”.

“Kuptohet, do të ndërmarr përgjegjësi nëse zgjedhjet janë fer, transparente, por, do të marr përgjegjësi dhe do të jap dorëheqje, dhe jo vetëm. Do të shkoj një hap para, nëse OBRM-PDUKM fiton dhe nuk arrin të bëj Qeveri, edhe atëherë do të marr përgjegjësi”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2018, OBRM-PDUKM edhe pse kishte 1 mandat më shumë se LSDM, nuk arriti të bëj Qeverinë.

Mickoski e mori udhëheqjen e partisë, pas humbjes së madhe të kësaj partie në zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2017, duke zëvendësuar Nikolla Gruevskin./Telegrafi/