Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski shprehu kënaqësinë që LSDM-ja opozitare vendosi të mos i mbështesë interpelancat ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendësin e tij Astrit Iseni dhe zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, të cilat në Kuvend i janë dorëzuar nga koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI.
Në pyetjen e gazetarit lidhur me vendimin e LSDM-së për të mos përkrahur interpelancat, Kryeministri tha se ekstreme të caktuara në shoqëri, duke aluduar në partinë e Ali Ahmetit, tentojnë ta tërheqin shtetin përsëri në, siç tha ai, kënetën politike.
“Më vjen mirë që disa nga partitë politike, edhe pse janë në opozitë, e dinë këtë dhe se nuk do të lejojmë që këto ekstreme të na tërheqin në atë moçal politik. Mendoj se qytetarët dalëngadalë po i izolojnë të gjithë ata që janë pro pasigurisë, paqëndrueshmërisë, konflikteve. Ata duhet të refuzohen dhe të izolohen. BDI, e cila dikur u paraqit si parti pro të gjelbërve, sot është në atë rol dhe sot shohim se është gjeneratori kryesor i paqëndrueshmërisë, pasigurisë dhe konflikteve dhe po përpiqet të gjenerojë konflikte në Maqedoni”, tha Mickoski./Telegrafi/