Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka inkurajuar pjesëtarët e MPB-së që të vazhdojnë, ashtu si në periudhën e kaluar, të zbatojnë drejtësinë kudo në Maqedoni .
“Sot, ja e pata mundësinë të jem pjesë e kësaj ngjarje vërtet të mrekullueshme. E mrekullueshëm në kuptimin se në një version të përmbledhur patëm mundësinë të shohim të gjitha ato momente të rëndësishme, ato aksione të cilat Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me strukturat e saj, ka realizuar në periudhën e kaluar.
Ajo që është një mesazh i rëndësishëm është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe nuk mund të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën. Kaluan kohërat e si deri më tani. Duhet të luftojmë kundër të gjithë elementëve të korruptuar në shoqëri dhe do të luftojmë.
Ndoshta drejtësia është e ngadaltë, por kushdo që mendon se e ka mashtruar drejtësinë, gabon. Ajo gjithmonë vjen dhe gjithmonë fiton në fund.
Kështu që, unë mund vetëm t’i inkurajoj të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme se nuk i kanë borxh askujt asgjë, përveç qytetarëve maqedonas dhe shtetit, natyrisht.
Pra, nëse dikush mendon se i detyrohet dikujt dhe se duhet të jetë i privilegjuar apo të ketë lëshime të caktuara, gabon. Do të përsëris, drejtësia është e ngadaltë, por ajo gjithmonë fiton në fund”, tha Mickiski.
Ai tha se duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë se nga krimi nuk ka dobi dhe se të gjithë ata që mendojnë se me kriminalitet mund të arrijnë diçka, gabohen dhe se të njëjtit do të jenë përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës./Telegrafi/