Site icon Telegrafi

Mickoski-Holub: Është i nevojshëm dialog politik për tejkalimin e dallimeve në lidhje me proceset kryesore

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me Lukas Holub, shef për marrëdhënie politike të zyrës së Bashkimit Evropian në Maqedoni, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike-shoqërore dhe prioritet strategjike të shtetit për antarësim në Bashkimin Evropian.

“Është i nevojshëm dialog politik për tejkalimin e dallimeve në aspekt të proceseve kryesore në shtet. OBRM-PDUKM është e gatshme që të mbështetë të gjitha vendimet dhe proceset reformuese për të cilat më shumë vlerësohet se është në interes të shtetit dhe përforcimit të proceseve demokratike” ka thënë Mickoski.

Mickoski theksoi se nevojitet përparim i vërtetë në marrëdhëniet dhe proceset e euro integrimeve të vendit, duke shtuar se retorika dhe përkushtimi deklarativ i Qeverisë aktuale nuk janë të mjaftuehsme./Telegrafi/

Exit mobile version