Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, u takua sot me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për gjendjen politike në vend, eurointegrimet e Maqedonisë, si dhe referendumin aktual për marrëveshjen me Greqinë.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së theksoi se për Maqedoninë, anëtarësimi në NATO dhe BE është me interes strategjik dhe shtetëror.
Mickoski thekson se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë dhe prandaj është e papranueshme për OBRM-PDUKM-në, pra jashtë parimeve dhe principeve të njohura të partisë. Ai përsëriti qëndrimin e organeve të partisë lidhur me referendumin se qytetarët janë mjaft të pjekur dhe dinjitoz për të marrë vendimin e tyre se si të veprojnë më 30 shtator.
Bashkëbiseduesi u pajtua se integrimet euroatlantike janë faktor kyç për stabilitetin dhe perspektivën e rajonit ballkanik dhe se nevojitet mbështetje e fort në fushën e reformave që janë me rëndësi të madhe për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë. /Telegrafi/