Telegrafi

Mickoski: Gjendja në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë rrënuar

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM, ka paralajmëruar një plan për ringjalljen ekonomike që përfshin investime të mëdha, ulje të taksave dhe rritje të pensioneve.

Në seancën e sotme parlamentare ku zgjidhet qeveria e ardhshme, Mickoski tashmë ka paralajmëruar investim prej 400 milionë euro për të martën, pasuar me ulje të taksave dhe rritje të pensioneve.

“Po vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Secili prej jush ka bërë gjithçka për atdheun tuaj, tani është koha që ajo të bëjë për ju. Sipas njohurive që kemi, situata në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe publiku do të informohet për gjithçka. Nuk do të kërkoj muaj mjalti 100 ditë, por paralajmëroj investime menjëherë, tashmë të martën investim mbi 400 milionë euro, pastaj ulje të taksave dhe rritje të pensioneve”, tha Mickoski.