Telegrafi

Mickoski: Fokusi im kryesor do të jetë aty ku jemi më të dobët, ekonomia

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp sot deklaroi se “Maqedonia me Zaevin u shndërrua në shteti i absurdeve ku kryeministri i cili ishte në pushtet tre vite me padrejtësi i ra ndërmend që para zgjedhjeve duhet drejtësi”.

“Unë nuk do të merrem me baltën e tij, as që të merrem me kriza. Unë flas për se si të dalim nga kriza, se si do t’i zgjidhim problemet dhe do të sjellim rindërtim”, thotë Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij në qeverisjen e tij dhe të partisë së tij pas 12 prillit do të ketë më shumë drejtës, më shumë ekonomi, siguri dhe shpresë.

“Fokusi im do të jetë aty ku jemi më të dobët, dhe kjo është ekonomia. Ekonomia është fondamenti për jetesë të mirë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar pa infrastrukturë të mirë”, tha Mickoski duke shtuar se do të ndërtohen autostradë në Bllacë dhe autostrada Kërçovë-Ohër./Telegrafi/